75 Mall Live Search
08:52 / E Shtunë, 10 Dhjetor 2022 / shkelqim osmanaj

Mehaj: Lufta hibride, kërcënimi që duhet mposhtur

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, gjatë vizitës zyrtare në Finlandë, ka vizituar Qendrën Ndërkombëtare për parandalimin dhe luftimin e luftës hibride, Hybrid CoE, pjesë e së cilës janë 32 shtete anëtare të Bashkimit Evropian dhe të NATO-s.

“Me anëtarët e sekretariatit të kësaj qendre dhe drejtuesin e saj, Rasmus Hindren, diskutuam rreth luftës hibride që po ndodhë aktualisht nga Rusia në shumë drejtime, e nëpërmjet të Serbisë edhe në rajonin e Ballkanit”, ka shkruar Mehaj në “Facebook”.

Mehaj ka njoftuar se janë dakorduar që të fillojnë bashkëpunimin në shkëmbimin e informatave dhe analizimin e kërcënimeve hibride, gjetjen e strategjisë për mbrojtje dhe parandalimin e aktiviteteve të tilla të cilat cënojnë vlerat demokratike të shteteve.