Mehaj: Operacionet për tejkalimin e situatës në Deçan do të vazhdojnë pandërprerë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se sot gjatë tërë ditës kanë vazhduar aktivitetet e njësive specialistike të FSK-së për tejkalimin e situatës emergjente në Deçan.
Ai tha se operacionet do të vazhdojë pandërprerë deri në tejkalimin e situatës emergjente dhe rikthimin në gjendjen normale, shkruan Indeksonline.
Njoftimi i plotë:
Sot gjatë tërë ditës kanë vazhduar aktivitetet e njësive specialistike të FSK-së në operacionet për menaxhimin dhe tejkalimin e situatës emergjente në komunën e Deçanit.
Operacionet u zhvilluan dhe po vazhdojnë të zhvillohen me 6 komponente operative, të shtuar nga paraditja edhe me dhurimin e materialeve mjekësore për personelin e QKMF-në e Deçanit.
Operacionet do të vazhdojnë pandërprerje deri në tejkalimin e situatës emergjente dhe rikthimin në gjendjen normale.
Ky është misioni ynë!
Kjo është detyra jonë!