Mehaj: Për dy vite kemi shtuar 1836 ushtarë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar mbi rritjen e kapacitetit ë Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Mehaj thotë se për dy vite, FSK-së i janë shtuar 1836 ushtarë.
“Për gjatë këtyre dy viteve kemi shtuar 1836 ushtarë më shumë.
Rritje të numrit, armatim modern dhe trajnime adekuate.
Ushtria jonë është siguria e atdheut!” ka shkruar Mehaj në Facebook.
Ministri i Mbrojtjes ka publikuar edhe një videoincizim të FSK-së gjatë rutinave të saj.