Mehaj për vendimin për automjetet zyrtare: Është në përputhje me ligjin

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka deklaruar se vendimi i marrë për ndalimin e përdorimit të automjeteve zyrtare jashtë orarit të punës është në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi, shkruan IndeksOnline.
Ai tha se ky vendim është marrë pas analizës dhe vlerësimit të duhur dhe nuk cenon në asnjë mënyrë funksionalitetin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe operacionalitetin e FSK-së.
“Lidhur me të pavërtetat e plasuara në media ditëve të fundit me rastin e marrjes së vendimit për përdorimin e automjeteve zyrtare, ju njoftoj se vendimi i marrë nga ana ime është në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi, vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës si dhe me qëllim të racionalizimit të shpenzimeve të parasë publike.
Ky vendim është marrë pas analizës dhe vlerësimit të duhur dhe nuk cenon në asnjë mënyrë funksionalitetin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe operacionalitetin e FSK-së.
Një ndër parimet kryesore të punës sime është transparenca dhe llogaridhënia e plotë institucionale dhe para qytetarëve tanë.
Bashkangjitur keni vendimin përkatës”, tha ai./IndeksOnline/
