17:27 / E Premte, 27 Janar 2023 / MSH

Mehaj prezanton institucionet private bashkëpunëtore të FSK-së: Ditët në vijim presim të bashkohen biznese të tjera

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka mbajtur sot takim me bizneset dhe institucionet private që janë bashkëpunëtorë të ushtrisë.

Ai priti në takim Odën Ekonomike të Kosovës, Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Odën Ekonomike Amerikane të Kosovës dhe Odën Tregatre Kosovaro-Turke.

Mehaj bëri të ditur se këto institucione shprehën gatishmërinë në ofrimin e ndihmës dhe kontributit të tyre për pjesëtarët ushtarakë të FSK-së.

“Ditëve në vijim presim që kësaj iniciative që ka për qëllim ngritjen e mirëqenies se ushtarakëve t’i bashkohen edhe shumë biznese të tjera” ka shkruar Mehaj në Facebook.

Ministri shtoi se kjo është vetëm një nga nismat e ndërmarra, në kuadër të mbështetjes që do të ofrohet ndaj ushtrisë së Kosovës.