75 Mall Live Search
12:00 / E Mërkurë, 21 Shtator 2022 / shkelqim osmanaj

Mehaj: Rregullimi i misionit dhe statusit të Policisë Ushtarake me ligj është një hap tjetër drejt NATO-s

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka reaguar pas miratimit të hyrjes në fuqi të Ligjit për Policinë Ushtarake në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Ai ka bërë të ditur se miratimi i këtij ligji është tejet i rëndësishëm për ruajtjen e rendit ushtarak dhe garantimin e zbatimit të ligjit në Forcën e Sigurisë së Kosovës, mbrojtjen e jetës së ushtarëve si dhe burimeve e aseteve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

Ai po ashtu ka falënderuar të gjithë deputetët që e kanë mbështetur./IndeksOnline/

Postimi i plotë:

Për herë të parë është hartuar dhe ka hyrë në fuqi Ligji për Policinë Ushtarake në Forcën e Sigurisë së Kosovës, që përcakton misionin, organizimin, autorizimet dhe detyrat e kësaj komponente si strukturë e specializuar e ushtrisë sonë.

Miratimi i këtij Ligji nga Kuvendi i Republikës së Kosovës është tejet i rëndësishëm për ruajtjen e rendit ushtarak dhe garantimin e zbatimit të ligjit në Forcën e Sigurisë së Kosovës, mbrojtjen e jetës së ushtarëve si dhe burimeve e aseteve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

Duke marr parasysh faktin se synimi i Kosovës është anëtarësimi në NATO, rregullimi i misionit dhe statusit të Policisë Ushtarake me ligj, është një hap tjetër drejt realizimit të këtij synimi strategjik.

Falënderojmë të gjithë deputetët për mbështetjen e vazhdueshme në konsolidimin e ushtrisë sonë.