75 Mall Live Search
20:55 / E Enjte, 04 Korrik 2024 / Gj. Sh

Mehaj: Të nderojmë ata që kanë luftuar për lirinë tonë

Ish- ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka uruar Ditën e Pavarësisë së  Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Ne gjithmonë do të jemi krah për krah me njëri-tjetrin.”E kam dëshmuar personalisht në të gjitha betejat se kemi pasur nevojë t’i kalojmë së bashku këto 25 vite të fundit. së bashku për demokracinë e botës. Tani e keni gjithmonë mbarë kombin shqiptar me ju”, ka shkruar mes tjerash Mehaj,  transmeton IndeksOnline.

Statusi i tij i plotë:

Gëzuar 4 Korrikun! Sot, festojmë lirinë, pavarësinë dhe unitetin. Le të nderojmë ata që kanë luftuar për lirinë tonë dhe për demokracinë e botës. Uroj të gjithë miqve tanë amerikanë një Ditë të Pavarësisë plot gëzim. “Ne gjithmonë do të jemi krah për krah me njëri-tjetrin.”E kam dëshmuar personalisht në të gjitha betejat se kemi pasur nevojë t’i kalojmë së bashku këto 25 vite të fundit. së bashku për demokracinë e botës. Tani e keni gjithmonë mbarë kombin shqiptar me ju. Urime nga zemra