Mehaj tregon arritjet e vitit në FSK, arsyeton rritjen e buxhetit prej 35%

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, në komisionin për mbrojtje ka raportuar përmbledhjen e të arriturave kryesore të FSK-së përgjatë vitit 2022.
Mehaj bëri të ditur katër objektivat të cilat kanë arritur përgjatë këtij viti. Sipas tij buxheti i ndarë për Ministrinë e Mbrojtës këtë vit ishte 35% më i lartë se vitin e kaluar.
“Fuqizimi i mbikëqyrjes demokratike civile dhe rritja e llogaridhënies dhe transparencës. Zhvillimi i kapaciteteve ushtarake në funksion të mbrojtjes dhe sovranitetit dhe integriteti territorial, zgjerimi i bashkëpunimit bilateral dhe pjesëmarrje në operacione ndërkombëtare. Bartja e kapaciteteve thelbësore në funksion të mbështetjes ushtarake dhe autoriteteve civile. Këto katër objektiva përmbushjen të cilat padyshim është varur edhe në mënyre direket nga ndarja e buxhetit për Ministrinë e Mbrojtjes, që në vitin 2022 ishte në vlerë 102.3 milionë euro, pra 35% vlerë kjo më e lartë se sa vitin 2021, 32% ndarje buxhetore se sa vitin 2020 dhe 43% më shumë se vitin 2019”, ka thënë Ministri, raporton IndeksOnline
Ministri theksojë se janë bëre tri plotësim-ndryshime të ligjeve bazike.
“Sa i përket avancimit të legjislacionit në fushën e mbrojtës, në aspektin ligjor, në funksion të fuqizimit të ushtrisë së Republikës së Kosovës, është bëre plotësim-ndryshimi i tri ligjeve bazik. Plotësim-ndryshim ligji për forcën e sigurisë së Kosovës, plotësim-ndryshimi ligji për shërbim në forcën e sigurisë së Kosovës, plotësim-ndryshimi ligji për Ministrinë e Mbrojtjes”, ka bërë të ditur Mehaj.
Ai gjithashtu tha se ketë vit kanë shtyrë kriterin e moshës së lejuar për aplikim të rekrutëve deri në moshën 25-vjecare.
“Kemi bërë një hap të rëndësishëm për ushtrinë e republikës së Kosovës, duke hequr kufizimin në numër të pjesëtareve aktiv dhe atyre rezervë si dhe duke shtyre kriterin e moshës së lejuar për aplikim të rekruteve të rijnë, deri në moshën 25-vjet”, tha ai./IndeksOnline/