23:14 / E Enjte, 19 Shtator 2019

Mehmedi shkëlqen në fitoren e Wolfsburgut, shënon dhe asiston

Ekipi gjerman Wolfsburg e ka nisur mbarë fazën e grupeve të Evropa Ligës me fitore 3:1 ndaj Oleksandriya.

Te Wolfsburg shkëlqeu Admir Mehmedi i cili shënoi dhe asistoi në dy gola, shkruan Indeksonline.

Fillimisht, Arnold kaloi Wolfsburgun në epërsi në minutën e 20-të, dhe pas 4 minutash, Mehmedi dyfishoi.

Banada ngushtoi epërsinë, por për ta vulosur rezultatin përfundimtar dhe fitoren për Wolfsburgun u përkujdes Brekalo, i cili u asistua nga Admir Mehmedi./Indeksonline/