Mehmeti: Asambleistët janë përfaqësuesit e popullit, çdo përpjekje për të ushtruar ndikim partiak është shkelje e rëndë

Asamblist i AKR-së në Prishtinë, Gëzim Mehmeti, është shprehur se asambleistët janë përfaqësuesit e popullit dhe zëri i tij në institucionet vendimmarrëse dhe kanë detyrën të marrin vendime të bazuara në argumente në interes të qytetarëve.
Mehmeti, përmes një postimi në facebook ka thënë se çdo përpjekje për të ushtruar ndikim individual apo partiak është shkelje e rëndë e demokracisë dhe vepër penale sipas ligjit.
“Asambleistët janë përfaqësuesit e popullit dhe zëri i tij në institucionet vendimmarrëse dhe kanë detyrën të marrin vendime të bazuara në argumente, prova materiale dhe në interes të qytetarëve. Çdo përpjekje për të ushtruar ndikim individual apo partiak është shkelje e rëndë e demokracisë dhe vepër penale sipas ligjit.
Në mbrojtje të fjalës së lirë dhe të drejtës për të votuar dhe vendosur pa presione, ne duhet të ruajmë integritetin dhe pavarësinë. Demokracia është e fortë vetëm kur respektohet vullneti i qytetarëve dhe kur asambleistët punojnë në shërbim të tij, të pandikuar”, ka shkruar Mehmeti./Indeksonline/