Mehmeti: Duket se Edi Rama u frikësua se do t’i humbte zgjedhjet e Tiranës, andaj angazhoi Kushtetuesen për ta liruar Veliaj
Publicisti Kim Mehmeti ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, i cili liroi Erion Velinë dhe anuloi zgjedhjet lokale në Tiranë, gjatë emisionit “Këndi i Kimit” në Tëvë1.
Sipas Mehmetit, vendimi lidhet me frikën e kryeministrit Edi Rama nga humbja në zgjedhje.
“Ne Shqipëri, si thonë, as qeni nuk e di se kë është pronar dhe nuk e di se kujt i shërben, e le më institucionet. Kjo gjykatë, vendimi që mori për deputeten, është krejt irracionale dhe e pabesueshme, sepse arriti në atë që çdo gjë është e pa besueshme. Sot ju nuk e dini si ta trajtoni këtë, a si vendim që e ka kërkuar piktori (Edi Rama), shkaku se pa se nuk duhet të shkonte në zgjedhje, se ishte e rrezikshme për të, pasi doli me një kandidat qesharak dhe këta dolën me një kandidat shumë serioz. Ai e pa që ishte shumë rrezik dhe i angazhoi zotërinjtë atje në gjykatën Kushtetuese që ta lirojnë,” tha Mehmeti.
Ai theksoi se ky vendim reflekton ndikimin politik mbi institucionet dhe sfidat e drejtësisë në Shqipëri./Indeksonline/

