12:53 / E Mërkurë, 17 Qershor 2020 / indeksADMonline

Mehmeti i premton ndihmë sektorit të sigurimeve

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka pritur në një takim udhëheqësen e Sekretariatit të Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, Lindita Daija dhe përfaqësuesit e Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, udhëhequr nga Sami Mazreku me ç’rast u diskutua lidhur me gjendjen e sektorit të sigurimeve në Kosovë, i cili ka qenë ndër sektorët më të prekur nga situata e krijuar për shkak të pandemisë COVID-19.

Guvernatori Mehmeti ka shprehur gatishmërinë e BQK-së për përkrahje të sektorit të sigurimeve dhe ndërmarrjen e të gjithë masave të nevojshme, me qëllim të ruajtjes së stabilitetit të këtij sektori.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik dhe Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës falënderuan Guvernatorin Mehmeti për angazhimin e pakursyer në mënyrë që sektori i sigurimeve të vazhdojë të performojë në mënyrë pozitive.