Mehmeti për Kartonin e Gjelbër: Katër kritere i kemi plotësuar, pengesë mbetet mosanëtarësimi në OKB

Në Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere kanë raportuar përfaqësues të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), transmeton Gazeta Sinjali.
Guvernatori i BQK-së Fehmi Mehmeti tha se janë në proces të liberalizimit të tregut bankar dhe të sigurimeve, derisa ka shtuar se roli i BQK-së është ta rrisë konkurrencën dhe stabilitetin.
Ai tutje tha se situata pandemike Kosovën në sektorin bankar e ka gjetur në gjendjen të shëndoshë.
“Sistemi financiar i Kosovës është i qëndrueshëm dhe kjo konfirmohet nga institucionet më kredibile. Kriza pandemike e gjeti sektorin bankar në Kosovë me një gjendje të shëndoshë. BQK-ja që nga fillimi i pandemisë ishte pjesë e grupit ndër institucional për hartimin e masave emergjente për ta hartuar planin e rimëkëmbjes”.
“Roli si BQK-së është që ta rrisim konkurrencën dhe ta ruajmë stabilitetin. Sa i përket tarifave kompanitë e sigurimeve, përmendet se ne kemi angazhuar ekspertë të Bankës Botërore dhe kjo është çështje që do të adresohet gjatë këtij viti”.
Ndërsa Sokol Havolli, zëvendësguvernator në BQK tha se niveli i çmimeve për herë të parë në industrinë e sigurimeve është përcaktuar në vitin 2001.
“Niveli i çmimeve për herë të parë dhe fundit në industrinë e sigurimeve është përcaktuar në vitin 2001, dhe nëse dëmi mesatar atëherë ka qenë 400 euro tash sillet rreth mbi 1 mijë euro”.
Eman Rrahmani nga VV-ja, tha se normat e interesit të bankave janë të papërballueshme për qytetarët, shkruan EO.
“Normat e interesit janë të larta në sektorin financiar dhe marrësit janë shtresa më e varfër që nuk kanë një marrëdhënie pune, pse BQK nuk vepron për të përmirësuar situatën në këtë sektor, si shpjegohet që në rastin e primeve të sigurimet që shkojnë direkt te kompanitë ndërsa kur është pyetje për qytetarët qëndron e shpërbërë?”.