16:09 / E Martë, 26 Janar 2021 / A K

Mehmeti pret në takim përfaqësuesit e gastronomisë

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka pritur përfaqësuesit e Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës.

Në këtë takim, Guvernatori Mehmeti i ka njoftuar të pranishmit me zhvillimet e fundit në sektorin financiar dhe me masat e ndërmarra deri më tani nga ana e BQK-së për të ndihmuar qytetarët dhe
ekonominë, përmes lehtësimit të barrës së pagesës së obligimeve kreditore, si dhe në ruajtjen e stabilitetit të sektorit financiar.


Tutje Guvernatori Mehmeti informoi të pranishmit se BQK-ja, që nga shpërthimi i pandemisë ka qenë e angazhuar dhe e përkushtuar të kontribuojë në lehtësimin e mëtejmë të qasjes në financa përmes rolit
të saj si rregullator dhe mbikëqyrës i sistemit financiar.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, falënderuan Guvernatorin Mehmeti për informacionet dhe shprehën gatishmërinë që të kontribuojnë të gjithë së bashku në tejkalimin sa më të shpejtë të situatës së krijuar.