10:44 / E Hënë, 22 Mars 2021 / AR

Mehmeti: Sektori bankar shtyllë e rëndësishme e zhvillimit të vendit

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) Fehmi Mehmeti, tha se Kosova ka arritur t’i menaxhonte mirë financat me gjithë pandeminë.

“Kreditimi në sektorin bankar është në rritje me gjithë pandeminë, ka shënuar rritje prej 7.1 % dhe ka arritur në 3.2 miliardë euro në vitin 2020, vetëm gjatë periudhës së pandemisë janë shënuar 1.5 miliardë kredi të reja dhe kjo tregon kjo se ka rolin sektori bankar, që ka ndikuar në ekonominë dhe zhvillimin e vendit”, tha guvernatori Mehmeti sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radiptelevizionin e Kosovës (RTK).

Sipas tij sektori bankar është shumë i qëndrueshëm. “Përpos rritjes së kreditimit dhe për shkak të kushteve që janë shkaktuar nga pandemia, prapëseprapë sektori bankar ka ndikuar pozitivisht. Pa përkrahjen e sektorit bankar, do të shkaktoheshin vështirësi. Financuesit janë depozitat kanë arritur në 4.3 miliardë euro. Depozitat janë rritur me 11.% dhe kjo tregon se ka performancë dhe se sektori bankar ka besim te publiku”, tha ai.

Guvernatori Mehmeti tha se kreditë e kqija janë shumë të ulëta.