75 Mall Live Search
11:36 / E Mërkurë, 13 Gusht 2025 / SH

Një mekanik çmonton makinën kineze dhe tronditet kur sheh pjesët brenda saj

Një mekanik spanjoll, videoja e të cilit u nda edhe nga British Express , vendosi të hulumtonte në detaje mekanikën dhe elektronikën e MG ZS-kinez.

Duke pritur që pjesët të vinin nga furnizues të panjohur kinezë, ai u habit kur filloi t’i identifikonte ato.

Në vend të markave të pritura aziatike, ai gjeti rripa nga kompania amerikane Gates, një nga prodhuesit kryesorë në botë.

Disa nga komponentët e sistemit të frenimit prodhohen nga kompania gjermane Atem, ndërsa “truri” i makinës, ose njësia e kontrollit (ECU), prodhohet nga gjigandi i industrisë automobilistike – Bosch gjerman.

Sensori i rrjedhës së ajrit, thelbësor për funksionimin efikas të motorit, është vepër e Continental gjerman, një markë përbërësit e së cilës përdoren edhe nga prodhues premium si BMW dhe Mercedes. Si një pikë në “i”, makina ishte e pajisur me goma franceze Michelin.

Në vend që të jetë 100% kineze, rezulton se kjo makinë ka rreth 40% të pjesëve evropiane./Indeksonline/

@talleres_piba_oficial Coches chinos 🇨🇳 , piezas europeas 🇪🇺 ! Quédate hasta el final para comprobarlo !! #china #parati #motor #coche #mecanica #mecanico #mecanicaautomotriz #mecanicodeltiktok #toyota #coches #mg ♬ sonido original – Talleres Piba