75 Mall Live Search
13:41 / E Enjte, 06 Shkurt 2025 / FR

Meksika dërgon trupa ushtarake në kufi me SHBA-në

Një linjë kamionësh të Gardës Kombëtare të Meksikës dhe të ushtrisë janë vendosur përgjatë kufirit SHBA-Meksikë, ndër të parët nga 10,000 trupat që Meksika dërgon në kufirin e saj verior pas kërcënimeve tarifore nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Anëtarët e maskuar dhe të armatosur të Gardës Kombëtare u panë të patrullonin pengesën kufitare në periferi të Ciudad Juarezit. Patrulla u panë edhe në pjesë të tjera të kufirit pranë Tijuanës, shkruan AP.

Bëhet e ditur se kjo lëvizje vjen pas një jave të trazuar përgjatë kufirit pasi Trump njoftoi se do t’i vononte tarifat ndaj Meksikës për të paktën një muaj.

Në këmbim, presidentja meksikane Claudia Sheinbaum premtoi se do të dërgonte Gardën Kombëtare të vendit për të përforcuar kufirin dhe për të goditur kontrabandën e fentanilit.