Meksika shpallet kampion i Amerikës Veriore

Kombëtarja e Meksikës ka arritur të shpallet kampion i Amerikës Veriore.
Ata arritën të mposhtin rivalin e tyre, SHBA-në me rezultat 1-2, duke fituar titullin e tyre të 10-të.
Golat u realizuan nga Richards në minutën e 4-të për SHBA-në, ndërsa Jimenez dhe Edson Alvarez shënuan për Meksikën në minutën e 27-të dhe atë të 77-n.
Kujtojmë se të dyja këto kombëtare, kanë siguruar kualifikimin për në Kampionatin Botëror të vitit të ardshëm, si vendet nikoqire përkrah Kanadasë./IndeksOnline/