Meksikë: Vritet lideri i famshëm i kartelit të drogës
Njeriu më i kërkuar në Meksikë dhe lideri i kartelit të drogës Jalisco New Generation (CJNG) është vrarë nga ushtria gjatë një operacioni sigurie, transmeton IndeksOnline.
Nemesio Oseguera Cervantes, i njohur si “El Mencho”, raportohet se është vrarë gjatë një operacioni ushtarak të zhvilluar në agim të së dielës në shtetin qendror-perëndimor të Jalisco, shkruan BBC.
Ministria e Mbrojtjes e Meksikës tha se El Mencho vdiq nga plagët gjatë transferimit ajror pas operacionit ushtarak, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.
CJNG është përhapur nga baza në shtetin e Jalisco-s, duke u zgjëruar pothuajse në të gjithë Meksikën./IndeksOnline/

