Gibsoni dhe Gloveri, gati për versionin përfundimtar të filmit “Lethal Weapon”

Sipas producentit Dan Lin, filmi i shumëpritur aksion përqendrohet në detektivin Martin Riggs dhe partnerin e tij detektiv Roger Murtaugh.
Filmi po rikthehet në versionin final 22 vjet pas publikimit të “Lethal Weapon 4”, transmeton Indeksonline.
Ai, gjithashtu konfirmoi se regjisori Richard Donner po kthehet, të bashkohet në këtë projekt.
“Ne po mundohemi ta bëjmë filmin e fundit “Lethal Weapon”. Dick Donner po kthehet. Kasti origjinal po kthehet, e kjo është e mahnitshme”, ka shtuar Dan Lini.

Po ashtu ai tregoi se aktorët e njohur Mel Gibson dhe Danny Glover janë pjesë e filmit, por skenari për filmin ende nuk ka përfunduar. /Indeksonline/