Melania Trump dekoron Shtëpinë e Bardhë për Krishtlindje, për herën e fundit

Melania Trump po planifikon të dekoroj Shtëpinë e Bardhë për Krishtlindjen, derisa Donald Trump po vazhdon të insistoj për fitoren e tij në zgjedhjet e 3 nëntorit.
Një përfaqësues i Zonjës së Parë tha për TMZ, se Melania, me të vërtetë, po planifikon të dekoroj edhe këtë vit Shtëpinë e Bardhë për Krishtlindje, ashtu siç është tradita. Zonjat e para e kanë bërë atë gjithmonë- por ndryshimi tani është se nuk është një nga gjërat e preferuara të Melani Trump, transmeton Indeksonline.

Melania u regjistrua në 2018 – nga këshilltarja e saj e atëhershme, Stephanie Wolkoff – duke hedhur poshtë traditën e dekorimit të Shtëpisë së Bardhë. Ajo dëgjohej të thotë , “Kush mërzitet për Krishtlindje dhe dekorimet? Por unë duhet ta bëj këtë, apo jo?”

Në atë kohë, Zonja e Parë ishte e irrituar sepse media po përqendrohej në ndarjet e fëmijëve në kufi, dhe ajo me sa duket ndihej sikur askush nuk do të i interesonin dekorimet.

Në anën tjetër burri i saj duket i bindur se ata do të qëndrojnë të vendosur edhe për 4 vjet, pavarësisht se humbi zgjedhjet nga Joe Biden.

Prandaj, kjo mund të jetë hera e fundit që Melania dekoron Shtëpinë e Bardhë dhe do të jetë interesante të shihet tema e saj e vitit 2020, pasi mund të japë një pasqyrë të mënyrës se si ajo po merret me gjithë këtë dramë./Indeksonline/

