Melania Trump: Çdo votë legjitime duhet të numërohet

Melania Trump është deklaruar për herë të parë publikisht, pasi që bashkëshorti i saj Donald Trump humbi zgjedhjet presidenciale, duke përsëritur qëndrimin e tij se çdo votë e dhënë ligjërisht duhet të numërohet.
“Populli amerikan meriton zgjedhje të drejta. Çdo votë legjitime, jo e paligjshme, duhet të numërohet. Ne duhet ta mbrojmë demokracinë tonë me transparencë të plotë,” ka shkruar Melania Trump në Twitter.
Ndryshe, Donald Trump vazhdon të mos e njohë rezultatin e zgjedhjeve të 3 nëntorit që e dërgojnë atë në shtëpi pas katër vjet qëndrimi në Shtëpinë e Bardhë, duke pretenduar se ka pasur mashtrim të votuesve, por që shumica e ankesave të tij tashmë janë hedhur poshtë.
Trump ka humbur zgjedhjet përballë kandidatit demokrat Joe Biden, i cili ka paralajmëruar se do të unfikojë vendin pas politikave përçarëse të paraardhësit të tij republikan.