14:07 / E Premte, 25 Dhjetor 2020 / B O

Melania Trump përdor një sozi? Videoja e re që “zgjoi” teorinë e konspiracionit

Një tjetër teori konspiracioni ka nisur të qarkullojë për Melania Trumpin. Spekulimet shpërthyen sërish kur Zonja e parë u largua nga Shtëpia e Bardhë, duke mbajtur dorën e presidentit në largim të Shteteve të Bashkuara.

“Melania e vërtetë nuk do ta mbante kurrë dorën e Trumpit”, shkruajnë përdoruesit në rrjetet sociale. Siç shihet në video, Donaldi dhe Melania largohen nga Shtëpia e Bardhë dorë për dore dhe drejtohen për në helikopterin “Marine One” për të fluturuar në Maryland.

Veprimi shkaktoi komente të shumta në mediat sociale nga përdoruesit, të cilët pretendojnë se gruaja që shoqëron Trumpin është një tjetër dhe se Melania e vërtetë është lënë pas me djalin e saj Baronin.