Melania Trump rrëfen jetën e saj private përmes një dokumentari
Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump, vjen para publikut me një rrëfim intim për jetën dhe rolin e saj pranë Shtëpisë së Bardhë.
Dokumentari i titulluar “Melania”, i prodhuar nga vetë ajo, sjell për herë të parë detaje nga 20 ditët vendimtare para inaugurimit të presidentit Donald Trump në vitin 2025.
Filmi pritet të ketë një shfaqje madhështore, duke u lansuar në 1,500 kinema në SHBA dhe në rreth 1,000 kinema anembanë botës.
Para publikimit zyrtar, presidenti Trump dhe bashkëshortja e tij do të parakalojnë në tapetin e kuq të Qendrës Kennedy, ku të enjten mbrëma do të mbahet një premierë ekskluzive vetëm për të ftuar.

Dokumentari pritet të hedhë dritë mbi anën më personale të Melania Trump, duke zgjuar interes të madh në botën e showbizit dhe politikës ndërkombëtare. /IndeksOnline/

