Melania Trump zbulon SEKRETET e presidentit amerikan në dhomën e gjumit: “Nuk vesh …”
Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump, ka ndarë disa detaje interesante mbi rutinën e mbrëmjes së bashkëshortit të saj, Donald Trump.
Presidenti amerikan është mburrur disa herë se gjatë drejtimit të tij flinte vetëm katër deri në pesë orë në natë, një ritëm që sipas shumë liderëve botërore, konsiderohet i zakonshëm për njerëzit në pozita të tilla të larta, shkruan “Unilad”.
Pavarësisht se se sot nuk dihet me saktësi sa orë gjumë bën Trump, Melania vitin e kaluar, gjatë një interviste në emisionin “The Five” në “Fox News”, ka treguar sesi dukej rutina e tij para gjumit.

“Ai nuk fle shumë”, ka thënë ajo, duke shtuar me të qeshur: “Por, sigurisht – fle!”. Moderatori Greg Gutfeld e pyeti nëse Trump vesh pizhame, ndërsa Melania u përgjigj shkurt: “Jo”.
Kur moderatori nguli këmbë të dinte çfarë mban veshur, Zonja e Parë u shmang me humor, duke bërë një gjest sikur po mbyllte gojën për të mos zbuluar më shumë.
Ndërkohë për zakonet e tij të çrregullta të gjumit ka folur edhe gazetarja e CNN-it, Kaitlan Collins, e cila e ka përshkruar si një nga pjesët më të lodhshme të udhëtimeve me presidentin.
Në një intervistë të fundit për podkastin “Trading Secrets”, Collins tregoi pse udhëtimet me “Air Force One” me Trump ishin kaq të vështira.
“Një burim më kishte thënë njëherë: ‘Kurrë mos dëshiro të jesh në Air Force One gjatë një udhëtimi me Trump’. Dhe unë e pyeta: ‘Pse?’ Sepse mendon se do ishte privilegj të jesh pranë qendrës së pushtetit”, tregoi korrespondentja e Shtëpisë së Bardhë.
Problemi, sipas Collins, ishte pikërisht fakti që Trump nuk flinte pothuajse fare gjatë udhëtimeve.
“Ai nuk fle në avionë, edhe kur udhëtonim drejt Azisë apo vendeve të largëta. Për ne, ajo ishte e vetmja kohë kur mund të flinim pak para takimeve të gjata, por ai gjithmonë ishte zgjuar dhe donte të fliste”, tha Collins.
Kjo e fundit shtoi se Trump shpesh i zgjonte anëtarët e stafit në mes të natës për të diskutuar.
“Nëse ndonjëri flinte, ai urdhëronte që ta zgjonin, sepse donte të bisedonte me ta”, tregoi gazetarja.
Në një raport që Collins e kishte përgatitur më herët me kolegun Kevin Liptak, shkruhej se:
“Trump i thërriste anëtarët e stafit në zyrën e tij në avion në orët e vona të natës, kur pjesa tjetër e ekuipazhit flinte. Ai ishte i paduruar të diskutonte për takimet e ardhshme ose për të hartuar përgjigje ndaj diçkaje që kishte parë në media”.
Kështu, duket se ndërsa shumica e stafit përpiqej të pushonte gjatë fluturimeve të gjata, Donald Trump ishte gjithmonë zgjuar dhe gjithmonë në kërkim të dikujt për të biseduar.

