16:43 / E Diele, 14 Tetor 2018 / indeksADMonline

Melanie Trump e kishte parashikuar në 1999 se do bëhet zonja e parë e SHBA-së

Pamje nga arkivi të një interviste gati 20 vjet më parë për ABC News tregon gruan e presidentit Donald Trump, se si 0e kishte parashikuar se një ditë do të bëhet zonja e parë e Amerikës.

Gjatë kësaj interviste, ajo kishte treguar se do të jetë “shumë tradicionale njësoj si Jackie Kennedy”.

Gjatë kohës që kishte bërë këtë intervistë ajo i ka pasur vetëm 26 vjec dhe ishte duke u takuar me të dashurinë e atëhershëm, Donald Trump, me të cilin u martua në vitin 2005.

Por, realiteti i zymtë i pozitës së saj mund të ketë dal pak më ndryshe se sa e priste, pasi të paktën deri më tani, si ajo ashtu edhe Jacki vendosën të qëndrojnë pranë burrave të tyre, pavarësisht thashethemeve për tradhti./Indeksonline/