22:10 / E Enjte, 29 Tetor 2020 / OSH

Melihate Tërmkolli e pyet Tomë Gashin nëse e kupton fjalen “çuti”, plas sherri në studio televizive

Në vazhdim të emisionit “Debat” të RTK-së ka eskaluar situata ndërmjet Melihate Tërmkollit dhe Tomë Gashit.

Derisa anëtarja e LDK-së fliste për Vetëvendosjen dhe qeverisjen e saj pas 6 tetorit, Gashi vazhdonte të ndërhynte duke thënë se Kosova s’ka nevojë të dialogojë me Serbinë dhe se pavarësia e Kosovës është vulosur edhe me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Dhe në këtë moment ka reaguar Tërmkolli duke i thënë Gashi se ai e kupton vetëm fjalën serbe “çuti” që do të thotë hesht.

“Çuti, se ti veç kështu kupton dhe e din mirë pse e kupton këtë”, i ka thënë Tërmkolli, Gashit.