75 Mall Live Search
18:01 / E Mërkurë, 07 Gusht 2019 / indeksADMonline

Melihate Tërmkolli lëshon mbledhjen e LDK-së ende pa përfunduar

Ka nisur mbledhja e konsituimit të Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në këtë mbledhje kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa ka treguar emrat e Këshillit të Përgjithshëm, të propozuar nga degët.

Mes këtyre emrave është edhe Fatmir Sejdiu.

Derisa, ende pa përfunduar mbledhje, ish-ministrja dhe ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, ka dalë jashtë, shkruan Indeksonline.

Nuk dihen arsyet se pse Tërmkolli lëshoi mbledhjen derisa ajo njihet si një nga kundërshtaret më të forta e cila kundërshtoi zgjedhjen e Mustafës edhe për një mandat si kryetar partie./Indeksonline/