Tërmkolli: Përpjekja për të më “zhdukur” po vazhdon edhe nga Lumiri

Anëtarja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, ka thënë se përpjekja për ta “zhdukur” po vazhdon edhe nga kryetari i ri, Lumir Abdixhiku, shkruan Indeksonline.
“Edhe në 1989-n më diferencoi deri në “zhdukje” politika gjenocidale e Millosheviqit së cilës i shërbente Isa, që natyrshëm e vazhdon Lumiri“, shkroi ajo në Facebook.
Postimi i plotë:
Diferencimi ideopolitik dhe përpjekja për të më “zhdukur”, po vazhdon. Pas Isës & Co, tani halli i Lumirit!
Edhe në 1989-n më diferencoi deri në “zhdukje” politika gjenocidale e Millosheviqit së cilës i shërbente Isa, që natyrshëm e vazhdon Lumiri.
Eu, eu, ku kemi ra
#MT
