16:30 / E Diele, 09 Tetor 2022 / AR

Melinda Ademi bëhet me veturë luksoze

Rap-artistja e njohur, Melinda Ademi, është një nga emrat më të kërkuar në treg.

Duke qenë një nga personazhet më me përfitime të mëdha në muzikë, ajo natyrisht se shquhet edhe për jetën luksoze.

Së fundmi, Melinda tregon se ka bërë një investim të ri dhe kësaj radhe fjala është për një makinë.

Këngëtarja njoftoi fansat se ka blerë një makinë të shtrenjtë të tipit Audi A8L 50TDI 2022.

Kjo veturë duket se kap vlerën e mijëra eurove.