Melinda Ademi gati të “shpërthejë”, ja si duket albumi i saj i parë
Këngëtarja Melinda Ademi ka ndarë me ndjekësit një moment të rëndësishëm në karrierën e saj, duke publikuar kopertinën zyrtare të albumit të saj debutues.
Në një postim emocionues, artistja u shpreh thellësisht mirënjohëse për këtë arritje, duke falënderuar zotin, ekipin e saj dhe fansat për mbështetjen e vazhdueshme, shkruan Indeksonline.
Ajo theksoi se projekti ka kërkuar shumë kohë, përkushtim dhe punë, por sipas saj, çdo sakrificë ka vlejtur.
Melinda gjithashtu zbuloi se puna në këtë album e ka sfiduar si në aspektin personal ashtu edhe në zhvillimin e saj artistik. Ajo premtoi se së shpejti do të publikojë listën e këngëve dhe do të prezantojë më shumë nga koncepti i albumit të saj, të titulluar “BAD DIVA”.
Artistja paralajmëroi se ky është vetëm fillimi i një rrugëtimi emocionues, duke lënë të kuptohet se surpriza të tjera janë në rrugë./Indeksonline/


