Melinda ka gati këngën e re, zbulon datën e publikimit
Këngëtarja e njohur shqiptare, Melinda Ademi, ka rikthyer vëmendjen e fansave me një projekt të ri muzikor.
Artistja ka bërë të ditur se është gati për publikimin e këngës më të re me titull “Veq me ty”, e cila pritet të lansohet të mërkurën, më 29 prill.

Përmes rrjeteve sociale, Melinda ka ndarë edhe disa imazhe provokuese, ku shfaqet me një fustan ngjyrë kafe që thekson linjat e saj trupore, duke lënë të kuptohet se ato janë pjesë e videoklipit të këngës së re.

Ky paralajmërim ka ngjallur interes të madh te ndjekësit, të cilët tashmë presin publikimin e plotë të projektit./IndeksOnline/

