Melinda ndan pamje të reja nga propozimi e fejesa: I thashë po dashurisë sime të vërtetë…

Këngëtarja e njohur Melinda Ademi dhe menaxheri i saj, Granit Muhaxheri, kanë zyrtarizuar hapin e madh në lidhjen e tyre.
Pas propozimit romantik për martesë që ndodhi të mërkurën, çifti ka organizuar ceremoninë e fejesës, ku të dy vendosën unazat si simbol i dashurisë dhe premtimit të përjetshëm.
Para disa orësh, këngëtarja publikoi pamje të reja nga këto dy evente, shkruan IndeksOnline.
”I thashë po dashurisë sime të vërtetë. E fejuar… Të dua Granit” ka shkruar Melinda në videon e publikuar.
