Melinda publikon foto romantike nga Parisi, puthet në buzë me të dashurin
Reperja e njohur Melinda Ademi ka ndarë me ndjekësit momente të reja të jetës së saj private, këtë herë nga qyteti i dashurisë, Parisi.
Ajo ka publikuar disa fotografi ku shfaqet e lumtur përkrah partnerit të saj, Granit Muhaxherit, shkruan Indeksonline.

Në një nga imazhet, Melinda dhe i dashuri shihen duke u puthur në buzë pranë kullës “Eiffel”, një moment i cili ka marrë vëmendjen e madhe të fansave.

Melinda prej kohësh po e jeton hapur romancën e saj, ndërsa pas fejesës ka shpeshtuar momentet romantike krahë tij./Indeksonline/

