75 Mall Live Search
15:40 / E Hënë, 25 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Melinda thotë se luftoi për sukses dhe në fund erdhi në vendlindjen e saj

Skenës muzikore vendore i është shtuar edhe një artiste e re, madje ajo hyri fuqishëm në tregun tonë, duke debutuar me këngën “Palo”, e më pas erdhi edhe me atë “Ami”. Të dyja projekte këto që u pritën jashtëzakonisht mirë nga audienca shqiptare.

Madje, Melinda Ademi po shihet si konkurente e fortë e repereve të tjera shqiptare.

Por për të arritur deri këtu ajo ka luftuar me ‘mish dhe shpirt’ e këtë e ka treguar përmes një statusi në llogarinë e saj Instagram.

Gjithmonë e kam dashur muzikën. Kur isha 16 vjeç unë shkova në American Idol, nuk fitova dhe u ktheva 2 vjet më vonë u bëra pjesë e gjysmëfinales. Nuk mora ndonjë çmim, por nuk e dorëzova. Kam ardhur në vendin tim për muzikën që ndjej. Dola në skenë, u ngjita lart, duke luftuar. Jam krenare për veten time,  dhe nuk do të heq kurrë dorë”, ka shkruar artistja që jeton dhe vepron në Amerikë./Indeksonline/