Melinda vjen me hitin e radhës, publikon këngën “Nashta” me videoklip!

Melinda Ademi ka publikuar këngën e re me videoklip.
Reperja e njohur është rikthyer fuqishëm, ku përveç këngës ritmike ka sjellur edhe një klip unik, në të cilin u paraqit tejet seksi dhe në formë të mirë.
Projekti mban titullin “Nashta” dhe Melinda edhe një herë ka goditur në shenjë.
Teksti u realizua nga vet këngëtarja në bashkëpunim me Tonic dhe Denk, beatin e bëri Tonic, Bannzz dhe Fatjon Miftari, mix/masterin e bëri Avaxus, ndërsa klipin nga Cionger8.
“Nashta” tashmë gjendet në kanalin Youtube dhe padyshim do të pritet mirë nga adhuruesit e reperes së famshme./Indeksonline/