Melisa kthehet në Për’puthen, kjo është deklarata e saj pas debatit me Edin

Gjatë puntatës së djeshme në Përputhen Prime, ndodhi një debat i ashpër mes Melisës dhe Edit, debat i cili përfundoj me largimin e Melisës nga studio.
Aty reagoj edhe Elvisi i njohur si “Loco”, i cili i tha asaj se ka hyrë në këtë program duke bullizuar dhe tani po na jep leksione për bullizem, shkruan Indeksonline.
E sonte, Melisa duket se është kthyer më e fortë se kurrë, duke hapur zemrën dhe duke kërkuar falje publikisht.
“E nxora të gjithën dje. I kërkoj ndjesë produksionit, ishte sjellje skandaloze e imja. Ishte javë e ngarkuar për mua, kur mbushet kupa dhe për një pikë mbushet.
E di që s’më ka hije një gjë e tillë, të gjithë kanë një thembër Akili, dhe kjo është e imja.
Unë nuk e kam për turp të kërkoj ndjesë.” shtoi ajo/IndeksOnline/