Melisa me pyetje “me spec” për të ftuarën, e thumbon moderatoren e emisionit

Banorët veç se kanë filluar të sfidohen nga “Vëllai i Madh”, ndërsa gjithsecili prej tyre do të prezantojnë emisione të ndryshme nga skema programore e Klan Kosovës për nder të 14 vjetorit të themelimit të televizionit.
“A mendon që Xhuli në një moment kishte një reagim të tepruar duke tejkaluar ‘rrengun’ për të kaluar në sherr, atë që ishte mes Gresës dhe Andit, apo mbeti në kuadrin e ‘prankut’?”, ka qenë një pyetje e bërë nga Melisa në emisionin “Ora e Pasdites”.
“Po unë e thash edhe më herët që Xhuli është ‘ngucakeqe’ si në lojë, si kështu gjithmonë shikon me gjuajt disa fjalët për me u kap të tjerët, vet është e tillë, unë e kuptoj”, ka thënë ajo.
Ndërkohë, Xhuli ka thënë se përfshirja e saj në debate ka qenë arsye pse ajo është ftuar nga BBVK.