16:00 / E Mërkurë, 29 Mars 2023 / AR

Melisa për ish-banorët: E vetmja që s’ka folur pas shpine është…

Emri i saj ka qenë shumë i komentuar ditët e fundit.

Por, të paktën deri tash, Melisa ka vendosur që të qëndrojë larg spekulimeve duke mos dashur t’i japë vëmendje gjërave që vërtiteshin rreth emrit të saj.

Në një raund të pyetjeve dhe përgjigjeve, Big Brother s’mund të mungonte.

Melisa ka folur pa doreza për një prej banoreve të shtëpisë, Vivien.

“Kur kam dalë kam parë se çfarë është thënë e çfarë është bërë në momente kur unë nuk kam qenë prezente në disa ambiente të shtëpisë dhe kam vënë re që e vetmja që nuk ka folur diçka për mua, që unë nuk e dija pas shpine ka qenë pikërisht Vivi. Madje më duket nuk ka folur kurrë për mua pas shpine prandaj e vlerësoj shumë si vajzë dhe e kam shumë xhan”, është shprehur Melisa.

Me humor, këngëtarja ka thënë se do ta “grabisë” një ditë nga Ferizaji sepse nuk ka si ta takojë ndryshe!