Melisa po “Përputhet” me muzikë, së shpejti e publikon projektin e ri

Melisa Lleshi ka një karrierë të gjatë në ekranin televiziv.
Së fundmi u fut në botën e muzikës duke sjellë hitin “U kry”, shkruan Indeksonline.

Befasitë nga ajo nuk kanë të ndalur, pasi së shpejti pritet të hidhet në treg kënga e re.
Në një intervistë të dhënë për Indeksonline, menaxheri i saj Bini Nebihu, tregoi që së shpejti do të publikohet një baladë nga këngëtarja.
“Po një baladë do ta publikojmë tani, pas kësaj këngë do të ketë edhe bashkëpunime” tha ai.
Për Indeksonline ai zbuloi se kënga do të titullohet “Të dua” dhe se klipi i realizuar do të jetë i bazuar në një histori dashurie.
“Kënga e dytë do të titullohet “Të dua” dhe është këngë solo. Videoklipi do të jetë i bazuar në një “Love story” tha ai./Indeksonline/
