13:30 / E Hënë, 13 Mars 2023 / AR

Melisa vjen me bashkëpunim ndërkombëtar me artistin Italian

Melisa Lleshi pas daljes nga Big Brother Vip Kosova nuk ka pushuar aspak por i është futur menjëherë punës rreth muzikës.

Ish-konkurrentja e njohur ka arritur të bashkojë forcat me artistin Italian Korbe Frero, me të cilin do të sjellë këngën e re.

“Bashkëpunimi im i parë ndërkombëtar. Jam shumë e lumtur dhe mezi pres që ju da dëgjoni”, është shprehur Melisa për këngën e cila është në fazat e fundit të realizimit dhe do të publikohet së shpejti.

Pak nga dueti ende pa u publikuar mund të dëgjoni në Instagramin e këngëtares.