21:14 / E Enjte, 16 Prill 2020 / indeksADMonline

Meliza Haradinaj: Edhe në kohë pandemie, Serbia mohon krimet!

Meliza Haradinaj-Stublla përmes një shkrimi në Facebook, ka komentuar paraqitjen e ministrit të mbrojtjes së Serbisë, Aleksandër Vulinit, ku tha se gjuha e tij ishte fashiste ndaj shqiptarëve.

“Edhe në kohë pandemie, Serbia nuk flen! Edhe në kohë pandemie, Serbia mohon krimet!”, ka shkruar ajo.

Ajo e citoi një pjesë të tij, ku thotë: “Ushtria e Serbisë është e gatshme të ruajë tokën tonë dhe serbët kudo që ndodhen. Mos dyshoni në këtë. Nëse kushdoqoftë mendon se mund të sulmojë Mitrovicën Veriore apo të shqetësojë Republikën Serbe – mos të gabohet – ne jemi aty! Kemi mjaftueshëm njerëz, mjaftueshëm armatim, dhe gjithçka tjetër të nevojshme për të ruajtur tokën tonë!

(Min 13:15) “Në vitin 2012 kur Vuçiqi është bërë Ministër i Mbrojtjes, nuk kemi ditur për Koshare, vetëm patëm dëgjuar. Për Pashtrikun – aq më pak!… Vuçiqi është i pari lider që e ka thënë publikisht të vërtetën për agresionin e NATOs!!!!!!” ”.

Postimi i plotë:

EDHE NË KOHË PANDEMIE, SERBIA NUK FLEN!

EDHE NË KOHË PANDEMIE, SERBIA MOHON KRIMET!

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë Vulin, shfaqet në një paraqitje televizive ultra nacionaliste, me uniformë ushtarake e gjuhë fashiste ndaj shqiptarëve, duke deklaruar mes tjerash (https://ëëë.youtube.com/ëatch…

min 12:20): “Ushtria e Serbisë është e gatshme të ruajë tokën tonë dhe serbët kudo që ndodhen. Mos dyshoni në këtë. Nëse kushdoqoftë mendon se mund të sulmojë Mitrovicën Veriore apo të shqetësojë Republikën Serbe – mos të gabohet – ne jemi aty! Kemi mjaftueshëm njerëz, mjaftueshëm armatim, dhe gjithçka tjetër të nevojshme për të ruajtur tokën tonë!”

(Min 13:15) “Në vitin 2012 kur Vuçiqi është bërë Ministër i Mbrojtjes, nuk kemi ditur për Koshare, vetëm patëm dëgjuar. Për Pashtrikun – aq më pak!… Vuçiqi është i pari lider që e ka thënë publikisht të vërtetën për agresionin e NATOs!!!!!!”

Më tutje, në konstatimin tendencioz të moderatores se si është e mundur që Serbia deri në vitin 2012 është turpëruar nga gjeneralët e saj që luftuan në këto beteja, Vulin merr shembullin se si gjenerali kriminel Vladimir Lazarevic – vetëm kur është kthyer nga Haga është përmendur për “madhështinë e tij” – duke e quajtur të pakuptimtë thirrjen e tij në përgjegjësi në Hagë vetëm për shkak të përgjegjësisë së tij komanduese! Vulini vazhdon më tutje duke mohuar krimet e kryera në Kosovë – duke i arsyetuar ato se si serbët kanë mbrojtur tokën e tyre! Vulini e humbë kontrollën duke e quajtur kriminelin Lazareviq “hero” që nuk ka kryer krime, i cili paska përcjellur 2 djem të tij në luftë!!