16:53 / E Enjte, 23 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Meliza Haradinaj feston e para për fitoren e AAK-së në Istog

Meliza Haradinaj, këshilltarja e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt ka komentuar përmbysjen e rezultatit në Istog, ku në bazë të votave me kusht, fitues po del Gani Dreshaj i AAK-së.

‘’Faleminderit Istog! Urime Gani Dreshaj!  Fitore e merituar AAK!’’, ka shkruar ajo në facebook.

I pari ishte Haki Rugova i LDK-së me 603 vota, ndërsa, pas numërimit të këtyre votave, ky rezultat ka ndryshuar në favor të Gani Dreshajt të AAK-së, raporton Periskopi.

1475 është numri i votave që ka marrë Dreshaj nga votat me kusht dhe me postë. Ndërsa, 133 vota i kanë takuar Rugovës.

I bije se Dreshaj tashmë prin me 739 vota ndaj Rugovës.