Meliza Haradinaj me fjalë të mëdha për takimin e presidentes Osmani me Papën në Vatikan
Meliza Haradinaj ka thënë se audienca private e presidentes Osmani me Papa Leo XIV pozicionon Kosovën në listën e pak shteteve të botës që janë pritur që nga zgjedhja e tij në maj.
Ky zhvillim, sipas saj, dëshmon se angazhimi i Kosovës për paqe, harmoni fetare dhe stabilitet rajonal e poashtu edhe vizioni strategjik i presidentes, gjen rezonancë të thellë në Selinë e Shenjtë.

