75 Mall Live Search
15:55 / E Hënë, 28 Dhjetor 2020 / OSH

Melizaj Haradinaj:Një Kosovë e fortë dhe e integruar në NATO është garancë e sigurisë në Evropën Juglindore

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla ka zhvilluar një takim zyrtar me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu.

Ajo ka thënë se gjatë takimit në shtetin turk u diskutuan të gjitha aspektet e raporteve bilaterale, duke ngritur me prioritet çështjen e qasjes në vaksinën anti-COVID19, ku morëm mbështetjen për bashkëpunim të ngushtë në këtë drejtim.

Haradinaj-Stublla tutje ka thënë se e siguroi homologun e saj se një Kosovë e fortë brenda, e integruar në NATO dhe e njohur ndërkombëtarisht është garancë e fortë e sigurisë dhe stabilitetit në Evropën Juglindore.

Postimi i plotë i saj: