75 Mall Live Search
17:42 / E Enjte, 17 Prill 2025 / H F

Meloni arrin në Washington DC për bisedime me Trumpin

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka mbërritur në Washington DC për një takim me presidentin amerikan, Donald Trump.


Gjatë vizitës, pritet që të diskutojnë mbi një sërë çështjesh, përfshirë tensionet tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.

Meloni është udhëheqësja e parë evropiane që viziton Washingtonin pas vendimit të Trump për të vendosur një tarifë prej 20% ndaj produkteve të BE-së, më herët gjatë këtij muaji, raporton BBC.

Aktualisht, tarifa është pezulluar për 90 ditë, duke krijuar hapësirë për negociata mes SHBA-së dhe BE-së.