75 Mall Live Search
13:07 / E Shtunë, 22 Qershor 2024 / Gj. Sh

Melos Zenunaj rikthehet në Superligën e Kosovës, zyrtarizohet te Drita

Futbollisti Melos Zenunaj është rikthyer në Superligën e Kosovës.

Mbrojtësi 23-vjeçar, është zyrtarizuar si lojtar i ri i Dritës, shkruan IndeksOnline.

Ai ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me skuadrën gjilanase, e vlefshme deri në vitin 2027.

Zenuanaj sezonin e fundit ishte pjesë e skuadrës shqiptare, Kukësi, derisa ka përvojë edhe në Kosovë, me skuadrat si Dukagjini, Flamurtari e Liria./IndeksOnline/