Memli Krasniqi e Kujtim Gashi në mesin e yjeve të filmit në Berlin (Foto)
Në Berlin të Gjermanisë është duke u mbajtur European Film Awards 2017, ku edhe do të ndahen çmimet vjetore të këtij edicioni për prodhimet kinematografike europiane, shkruan Indeksonline.
Në mesin e shumë yjeve që po marrin pjesë në këtë ngjarje prestigjioze janë edhe përfaqësuesit kosovarë në krye ministrin e Kulturës Rinisë dhe Sporteve Kujtim Gashi, drejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës, Arben Zharku. Por në këtë event po merr pjesë edhe nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi./Indeksonline/