75 Mall Live Search
21:20 / E Martë, 31 Maj 2022 / OSH

Memli Krasniqi e quan të dështuar vizitën e Kurtit në SHBA

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, e ka quajtur të dështuar vizitën e kryeministrit Albin Kurti në SHBA.

Ai në RTK ka thënë se është shqetësuese që kryeministri Kurti nuk është pritur në Shtëpinë e Bardhë.

“Askënd nuk e ka takuar në Shtëpinë e Bardhë. Sullivan si këshilltar i Presidentit Biden për siguri, është njeri me rëndësi. Por nuk e ka takuar Kurtin në Shtëpinë e Bardhë. Për dallim nga Kurti, ne kemi hyrë në Shtëpinë e Bardhë edhe jo një herë, por disa herë. Ju siguroj se ajo fotografi tek ato shkallë, nuk është Shtëpia e Bardhë, por një aneks jashtë kompleksit të Shtëpisë së Bardhë”, tha Krasniqi.

Sipas tij, këshilltari Sullivan dhe çdo këshilltar në Shtëpinë e Bardhë, zyrën e vet ku punon e ka në Shtëpinë e Bardhë.

“Kjo pjesë ku ishte Kurti është një kompleks ekzekutiv ku punon stafi dhe aty shkojnë edhe zyrtarë shumë të ultë se Kurti. Në të njëjtën kohë, ka qenë edhe kryeministri i Greqisë dhe e keni parë se ka qenë me bashkëshorten në Shtëpinë e Bardhë”, tha ai.