75 Mall Live Search
14:52 / E Diele, 29 Gusht 2021 / LB

Memli Krasniqi familjen e Berishës: Gjithë jetën ia dedikoi shtetndërtimit të Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kujtuar ish kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha i cili sot ndërroi jetë.

Krasniqi tha se kryeparlamentari Berisha pjesën më të madhe të jetës ia dedikoi shtetndërtimit të Kosovës, njofton Klankosova.tv.

“Në këtë ditë të ndarjes së tij nga jeta, shpreh mirënjohje e respekt për punën shumëvjeçare të ish Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, z. Kolë Berisha, i cili pjesën më të gjatë të jetës së tij ia dedikoi demokratizimit dhe shtetndërtimit të Kosovës”, shkroi Krasniqi në rrjetin social Facebook.

Kryetari i PDK-së i shprehi ngushëllime familjes, miqve dhe bashkëveprimtarëve të ish kryekuvendarit të Kosovës, Ukë Berisha.

Berisha ndërroi sot jetë në orët e hershme të mëngjesit pas një sëmundjeje të rëndë.